Chat shqip online, falas
Si funksionon chat-i shqip në Avero
Hap averolove.com, shkruaj një username dhe je brenda. Nuk të kërkohet numër telefoni, emër i vërtetë apo email. Nëse do t'i ruash bisedat për më vonë, mund të krijosh një llogari me email dhe fjalëkalim kur të duash.
Pasi hyn, zgjedh dhomën: Shqipëria, Kosova ose Global Connect. Në dhomën publike flet me të gjithë; kur dëshiron të vazhdosh me dikë veçmas, i shkruan në privat.
Çfarë të ofron Avero
- Dhoma publike për Shqipërinë, Kosovën dhe Global Connect, të gjitha me të njëjtat funksione.
- Mesazhe private të enkriptuara nga skaji në skaj — përmbajtjen e tyre e lexoni vetëm ju të dy.
- Mesazhe zanore, kur s'ke qejf të shkruash.
- Shqip, anglisht dhe italisht, si dhe modalitet i çelët ose i errët.
- Plotësisht falas: pa abonime, pa reklama.
Një chat i pastër dhe i sigurt
Kush dërgon linke drejt grupeve ose chat-eve të tjera bllokohet automatikisht. Moderatorët ndihmojnë që biseda të mbetet e respektueshme, dhe çdo përdorues mund të raportojë ose bllokojë dikë me një klik. Avero nuk lejon dërgimin e fotove dhe skedarëve, kështu që s'ka spam me imazhe. Chat-i është vetëm për persona mbi 18 vjeç.
Pse njerëzit zgjedhin Avero
Sepse është i thjeshtë: hyn, bisedon, njihesh. Kush hyn rishtas e gjen dhomën të pastër dhe sheh vetëm mesazhet që dërgohen pasi ka hyrë, ndaj biseda ndihet gjithmonë e freskët. Pas bisede, çfarë bëni më tej e vendosni vetë.
Je jashtë vendit? Shih edhe chat për shqiptarët jashtë ose chat Kosovë.